Khvicha Kvaratskhelia është njëri prej sensacioneve më të mëdhenj të futbollit evropian.
Futbollisti gjeorgjian ka shkëlqyer në këtë fillim-sezoni dhe kjo ka bërë që klubet e mëdha t’ia vënë syrin atij.
Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se Napoli i kërkon 100 milionë euro për kartonin e futbollistit ofanziv.
Kvaratskhelia i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 10 asistime në 17 paraqitje me Napolin këtë sezon.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, mund të rritet ende vlera e lojtarit.
Ky mund të jetë sezoni i parë dhe i fundit i tij në Napoli dhe në Serie A, pasi verën e ardhshme mund të transferohet në Angli, aty ku klubet kanë mundësi të shpenzojnë shuma të majme parash.