Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se kryeministrit aktual të Kosoves, Albin Kurti, po i vjen fundi.
Krasniqi tha se mënyra e të bërit politikë siç bën Kurti po i vjen fundi.
Sipas tij, me përfundimin e qeverisjes së tij do të vie një frymë e re e drejtuar nga vet Krasniqi.
“Mënyra e të bërit politikë siç bën Albin Kurti po i vjen fundi. Me përfundimin e qeverisjes së tij do të vie një politikë e re të cilën do ta drejtojmë ne, që do ta drejtojë unë dhe që do t’i sjellë Kosovës një tjetër lloj politike, çasje dhe tjetër vizioni” – tha Krasniqi në Debat Plus.
Ai shtoi se në politikën e re të drejtuar nga ai nuk do të ketë konkurrencë dhe përqarje.
“Do të ketë konkurrencë por jo përçarje, një ku do të ketë shpresë dhe jo mashtrim” deklaroi Krasniqi.