Ministria e Punëve të Jatshme të Kosovës, të dielën përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij.
Mes tjerash MPJ-ja ka kërkuar që të ndalet dhuna dhe të kërkohet një zgjidhje paqësore.
Por ndaj këtij qëndrimi të MPJ-së ka reaguar, kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, i cili thotë se sot Qeveria Kurti me votat e muslimanëve del në mbështetje të terrorit ndaj muslimanëve.
Postimi i plotë:
Ja pra, kjo është “drejtësia” e qeverisë Kurti, e cila me votat e muslimanëve fitoi zgjedhjet, ndërsa sot zyrtarisht doli në mbështetje të terrorit ndaj muslimanëve në Palestinë nga regjimi i Izraelit.
Për këtë drejtësi të Kurtit kanë folur shumë figura publike në Kosovë.
Shumë prej tyre kanë bërë thirrje që ” ma mirë një ate”ist i drejtë, se një musliman i padrejtë”.
Edhe pse kishin gabuar ngase nuk e kishin provuar ende drejtësinë e Albin Kurtit, por nga pasimi i verbër ndaj tij, kishin keq interpretuar këtë parim Islam.
Dhe sot qeveria Kurti me votat e muslimanëve del në mbështetje të terrorit ndaj muslimanëve.
Tmerr!
Gëzim Kelmendi