Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.
Mësohet se një automjet është përplasur me trafik-ndarëset e rrugës e për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetas i Kosovës.
Shoferi është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
Automjeti është përmbysur mbi trafik-ndarëse, por pa bllokuar lëvizjen e mjeteve.
“Më datë 05.11.2022, rreth orës 09:30, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar policia shqiptare.