​Lëvizja “Odgovor”: Lista serbe po e humb përkrahjen

​Lëvizja “Odgovor”: Lista serbe po e humb përkrahjen

Numrin e vogël të qytetarëve serbë në protestën e së dielës në veri të Mitrovicës, e ka komentuar edhe Lëvizja qytetare “Odgovor”, sipas së cilës një gjë e tillë dëshmon se SNS-ja dhe Lista Serbe po e humbasin përkrahjen.

Kjo e fundit ka thënë se më pak se 2 mijë e 500 qytetarë i janë përgjigjur shtypjes së kriminelëve serbë për të protestuar.

Për më shumë, “Odgovor” ka deklaruar se në protestën e sotme serbët e jugut ishin ata që më së paku i janë përgjigjur thirrjes për protestë.

“Mosbindja qytetare si përgjigje ndaj politikës tradhtare, është provë se SNS-ja dhe Lista Serbe humbin të gjithë përkrahjen”, thuhet në reagim e lëvizjes./ksp

Related Articles