Rreth 300 zyrtarë policorë serbë në Policinë e Kosovës kanë dorëzuar sot pasdite dorëheqjet e tyre.
Po ashtu të njëjtit theksohet se dorëzuan edhe pajisjet e tyre, ndërsa të njëjtën gjë është paralajmëruar se do të bëjnë edhe 150 policë të tjerë gjatë ditës së nesërme.
Ndërsa së fundi nga Tanjug u raportua se po ashtu dorëheqjet tashmë kanë dorëzuar edhe policët serbë të cilët punonin në pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Përpos kësaj, largimin tashmë e kanë zyrtarizuar edhe zyrtarët policorë serbë në Leposaviq.
Një ditë më parë përfaqësuesit e serbëve në Kosovë kanë marrë vendim që të braktisin institucionet e Kosovës.
Vendimi në fjalë ishte marrë pas suspendimit të Drejtorit të Policisë rajonale në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.