Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
Osmani dhe Michele Ristuccia, kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
E para e shtetit të Kosovës theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë publike në gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar dhe forcat e KFOR-it në Kosovë.
“Zbatimi i rendit dhe ligjit është objektiv i institucioneve të Kosovës dhe se nuk përbën kërcënim për asnjë qytetar, pa dallim përkatësie etnike”. tha ajo.
Njoftimi i plotë nga Zyra e Presidentës:
Presidentja Osmani takoi komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë publike në gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar dhe forcat e KFOR-it në Kosovë.
Sipas saj, zbatimi i rendit dhe ligjit është objektiv i institucioneve të Kosovës dhe se nuk përbën kërcënim për asnjë qytetar, pa dallim përkatësie etnike.