Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Ajo ka biseduar me të për zhvillimet në veri.
Ajeti e ka njoftuar Omanin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ajeti ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare. Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës.