Cremonese e ka ndalur me barazim Milanin në takimin e vlefshëm për xhiron e 14-të në Serie A.
Përkundër dominimit total nga kampionët në fuqi të Italisë, rezultati përfundimtar u mbyll 0:0 në “Stadio Giovanni Zini”.
Kjo pikë përveç që i ka konvenuar më shumë vendasve, ajo i ka konvenuar edhe Napolit që me fitoren e sotme 2:0 ndaj Empolit ka rritur diferencën e pikëve me Milanin që është në pozitën e dytë tabelore.
Milani tani ka 30 pikë, tetë më pak se Napoli i Amir Rrahmanit që është lider.
Cremonese mbetet e 18-ta me shtatë pikë.