Shteti i Polonisë, për herë të parë ka hapur konsullatë në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministria e Punëve të Jashtme në Poloni, nga e cila është thënë se Qeveria e Polonisë dhe ajo e Kosovës kanë lidhur marrëveshje në formë të shkëmbimit të notave për vendosjen e marrëdhënieve konsullore, më 8 nëntor të 2022.
“Marrëveshja zbaton Rezolutën nr. 184/2022 të Këshillit të Ministrave të datës 5 shtator 2022 për vendosjen e marrëdhënieve konsullore ndërmjet Republikës së Polonisë dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Tutje, është sqaruar se përmes kësaj marrëveshje do të shtohet edhe mbrojtja konsullare në Kosovë.
“Marrëveshja e arritur sot do t’u mundësojë qytetarëve polakë të kenë një nivel optimal të mbrojtjes konsullore në territorin e Republikës së Kosovës”.
Nga Polonia, është theksuar se vazhdon t’i mbështesë të gjitha integrimet evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të jap kontributin e saj në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
“Përfshirë përmes kontingjentit ushtarak polak si pjesë e KFOR-it dhe misionit policor të EULEX-it në Kosovë, në të cilin kemi qenë kontribuuesi më i madh për shumë vite”.