Në debatin për rebalancimit të buxhetit në Kuvendin e Serbisë të martën ka pasur një diskutim të ashpër mes deputetit Borislav Novakoviq dhe ministrave të qeverisë serbe.
Novakoviq ka thënë se punët më fitimprurëse qeveria ua jep kompanive të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit, të cilët janë vendosur në listën e sanksioneve të Thesarit të Shtetit të SHBA-së, emrat e të cilëve janë përfshirë edhe në aktakuzën për vrasja e Oliver Ivanoviqit.
Ai tha për ta se “janë udhëheqësit e grupit më të madh të organizuar kriminal në Serbi”.Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Serbisë, Sinisha Mali, njëherësh edhe ministër i Financave i Serbisë, për kritikat ndaj bizneseve kineze, i tha Novakoviqit se “po flet si Kurti”.
Ministrat dhe deputetët i hodhën poshtë akuzat ndaj këtyre dy serbëve nga Kosova dhe akuzuan opozitën se “flet si Kurti” dhe akuzon popullin serb nga Kosova.
Ministrat dhe deputetët i hodhën poshtë akuzat ndaj dy të lartpërmendurve dhe akuzuan opozitën se po “flet si Kurti”, duke pasur fjalën për kryeministrin e Kosovës.
Novakoviq gjatë debatit në Kuvendin serb tha se kompanitë e Radoçiqit dhe Veselinoviqit si “Inkop”, “Granit Peshçar”, “Novi Pazar put”, po gjejnë vende të shumta pune në Novi Sad të cilat paguhen me miliona nga buxheti.
“A mendoni se është normale që kur bëhet fjalë për kompanitë kineze, e keni parë në Korridorin 10 firma kineze Shan Dong që kryen punimet në sfond ka një kontraktues që quhet INKOP, pra është fjala për kompaninë e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radoçiqit. Bëhet fjalë për persona që janë karakterizuar nga institucionet kompetente ndërkombëtare si anëtarë të grupit më të fortë kriminal në këtë pjesë të Evropës”, deklaroi ai.