Daut Haradinaj kishte hequr dorë nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës në fillim të këtij mandati legjislativ. Ai thotë se ky institucion “ka degraduar”.
Anëtari i AAK-së ka thënë në “Prizma” në T7 se Kosova i ka marrë nga Shqipëria “disa të këqija”, ndërsa foli për etiketimet e ndryshme mes deputetëve.
“Shqipëria e ka përdorë këtë fjalorin banal mes pozitës e opozitës, subjekteve politike, ndarjes së shoqërisë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka treguar se si i kishte dëgjuar me shumë vëmendje fjalimet në Kuvend të ish-deputetëve të LDK-së si Sabri Hamiti e Eqrem Kryeziu.
“Unë kam qenë deputet shumë mandate. Asnjëherë s’kam pasë asnjë fjalë ofenduese me asnjë deputet. Por në të njëjtën kohë, p.sh., kur e krahasoj parlamentin tash me para 10 vjetësh… P.sh. Sabri Hamitin në foltore, ka qenë një nivel tepër i lartë akademik. Unë kam qenë kundërshtar i Sabri Hamitit, por kur e ka marrë fjalën Sabri Hamiti, prej zyres unë kam shku me vrap me e dëgju si profesorin, sepse ai të ka mbajtë ligjërata. Eqrem Kryeziun e mos të hyjmë rend me emra”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, Kuvendi “ka degraduar”, pasi thotë se “e kemi pa Kuvendin e Kosovës si vendpunësim”