Gashi i kërkon kryesuesit ta largojë ministren Haxhiu nga salla, “godet” Kurtin

Gashi i kërkon kryesuesit ta largojë ministren Haxhiu nga salla, “godet” Kurtin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka kërkuar sot kryesueses së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit, që ta largojë nga salla ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gashi është ankuar për zhurmë të krijuar nga Haxhiu derisa ai po mbante fjalim në emër të Grupit Parlamentar.

“Kryesuese, mundësisht i bën thirrje Albulenës të mos bëjë zhurmë nga prapa se jam duke mbajt fjalim. Do duhej që për gjuhën që e përdor prapa, kryesuesja e kuvendit t’ia tërheq vërejtjen dhe ta largojë nga salla”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, “i nxitur nga egoja” po rrezikon institucionet dhe shtetin e Kosovës.

“Sot, në pjesën veriore të Republikës kemi më pak shtet të Republikës sepse kryeministri i Kosovës i nxitur nga egoja rrezikoj institucionet. Ne sot këtu i deklarojmë kryeministrit dhe bartësve të institucioneve se ne qëndrojmë fuqishëm në përkrahje të sovranitetit, të institucioneve të zbatimin të ligjit dhe gjithashtu qëndrojmë bindshëm për ruajtjen e partneritetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Related Articles