Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për të dytën herë sot në seancën plenare.
Me këtë rast, Haradinaj deklaroi se beson se të gjithë kanë përvoja në planë të cilat s’kanë shkuar siç duhet ndonjëherë në jetë.
Duke folur për çështjen e targave dhe vendimin e Qeverisë që të mos e dëgjojë kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për shtyrjen e afatit për konvertimin e këtyre targave, Haradinaj tha se është praktikë që gjatë operacioneve, të sigurisë apo ato në politikë e në disa etapa të ndryshme të bëhen analiza ndaj atij plani, në interesi të atij plani pra të bëhet analizë.
“Besoj se është shumë e logjikshme që Qeveria të bëjë analizë,pra Qeveria e ka një përgjegjësi me analizu planin e vetë. Nëse vendimi për targat është funksional, ka sukses po jep efekte le të na tregon se ku janë këto rezultate, me çka krenohet në këtë planë, cila është kundërvlera ndaj kërkesës së SHBA-së. Kjo s’është as turp, as poshtërim me i bë analiza planit. Ne kemi qenë në luftë, kemi pas plan e operacion ushtarak por s’na kanë dalë efekte, jemi detyru me e ndërru në interes të përqendrimit”,tha Haradinaj.
Tutje ai tha se nuk e kuptoj Qeverinë pse kërkon fajin tek të tjerët.
“Bëni një analizë s’është marre s’po e bëni këtë se jeni të dobët, por se plani s’po jep rezultat.
Të gjithë njerëzit në botë e bëjnë këtë, edhe qeveritë e plotfuqishme të superfuqive”,shtoi ai.