Gjilani – Drita: Formacionet zyrtare nga kjo përballje e zjarrtë

Gjilani – Drita: Formacionet zyrtare nga kjo përballje e zjarrtë

Gjilani dhe Drita kanë publikuar formacionet startuese të derbit të Anamoravës që zhvillohet sot në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy rivalët e përbetuar lokal kërkojnë vetëm fitoren në këtë derbi i cili sërish luhet pa prezencën e dy tifozerive për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit ndihmës në Gjilan.

Duke parë rëndësinë e lojës, trajnerët Zekirija Ramadani dhe Ardian Nuhiu kanë vendosur për 11-shet më të mira që kanë në dispozicion ta nisin takimin.

Drita e Nuhiut janë liderë me 31 pikë të tubuara. Gjilani poziconohet në vendin e katërt me 23 pikë.

GJILANI: Koliçi, Musolli, Halili, Jashari, Beqja, Ramadani, Zeka, Dabiqaj, Krivanjeva, Solomon, Zabergja.

DRITA: Maloku, Limani, Krasniqi, Broja, Vitija, Baftiu, Jashari, Ajzeraj, Blakçori, Simonovski, Kryeziu.

Related Articles