Konjufca e kritikon Qeverinë Kurti

Konjufca e kritikon Qeverinë Kurti

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, përsëri është pajtuar me deputetët e opozitës.

Kësaj radhe në lidhje me pjesëmarrjen e vogël të ministrave të Qeverisë Kurti II në seancat e Kuvendit.

Këtë ankesë e pati shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Kërkohet që ministrat e linjës, kur kem pyetje parlamentare me qenë prezent”, tha deputeti Besnik Tahiri në ankesën e tij.

E me këtë u pajtua kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, partia që e udhëheq Qeverinë e Kosovës.

“I bashkohem vërejtjes suaj zoti Tahiri. Prania e ministrave duhet të jetë më e lartë në pyetjet, sepse nëse bëhet një statistikë këtu nga përvoja mund të konkludojë që pjesëmarrja nuk është gjithë aq e kënaqshme. Duhet të jetë më e lartë. Ministrat duhet ta kenë parasysh që shumica e seancave mbi 85 gati 990% mbahen ditën e enjte, dhe ditën e enjte mundësisht mos me caktu shumë aktivitete ose ta planifikojnë kur mund të jetë pyetja e tyre”, deklaroi Konjufca.

Related Articles