Prizren: Një person has në mbetje mortore, dyshohet se janë të njeriut

Prizren: Një person has në mbetje mortore, dyshohet se janë të njeriut

Një person ka lajmëruar policinë pasi i njëjti derisa ishte duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, rasti ka ndodhur në Prizren.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Related Articles