Konjufca: Po ndihemi të kërcënuar nga Serbia

Konjufca: Po ndihemi të kërcënuar nga Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova ndihet e kërcenuar nga Serbia dhe sipas tij nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova.

Konjufca këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e rekrutimit të kadetëve të FSK-së.

Ai tha se Kosova nuk është shtet që ka pretendime territoriale, por siç tha ai ndihet e kërcënuar nga Serbia.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm si popull se gjithçka që arritëm e bëmë së bashku me miqtë tonë ndërkombëtarë. Orientimi ynë është i qartë. Duam të jemi pjesë e NATO-s, Aleancës më të fuqishme të botës që i përfshin shtetet demokratike.

Nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, jemi republikë demokratike. Por ndihemi të kërcënuar nga Serbia.

Paqja jonë po rrezikohet nga agresioni i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropian pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova”, ka thënë Konjufca

Related Articles