Martin Berishaj iu drejtohet me letër Komisionit Hetimor, zbardhen detajet

Martin Berishaj iu drejtohet me letër Komisionit Hetimor, zbardhen detajet

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës sot ka shqyrtuar kërkesën e Martin Berishaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar.

Kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj lexoi letrën që ia kishte adresuar ambasadori Berishaj i cili kishte deklaruar se për shkak të disa takimeve të caktuara më herët nuk mund të vinte për intervestim ditën e sotme.

Edhe pse nën hetime, Kurti falenderon publikisht e përzemërisht Martin Berishajn e skandalit 600 mijë eurosh, raporton blic.

Ai si data kishte propozuar 29 dhe 30 nëntorin, por këto data u konsdieruan të vona nga kryesuesi i këtij komisioni, Driton Selmanaj i cili tha se meqenëse mandati i këtij komisioni përfundon më 4 dhjetor, prandaj propozoi që deri më 20 nëntor të ketë mundësi ambasadori Berishaj për intervistim.

Ferat Shala nga PDK propozoi që Besim Imeri të ftohet për intervistim. Me propozimin e Shalës u pajtua edhe bashkëpartiaku i tij, Abelard Tahiri duke thënë se ai është person kyq që ka nënshkruar tri memorandume prej të cilave kanë rezultuar me transfere 20 milionë euro.

Por në mungesë të kourumit nuk mund të vendosej nëse Imeri do të mund të intervistohet të premten e ardhshme.

Related Articles