Kurti pas betimit të kadetëve të rinj: Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet

Kurti pas betimit të kadetëve të rinj: Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet

311 kadetë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) sot me një ceremoni shtetërore kanë dhënë betimin e tyre si ushtarë të rinj, raporton Gazeta Enigma.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar rekrutët e rinjë, teksa theksoi se ushtria është detyrë dhe projekt madhor i tij.

“Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor. Në kazermën “Adem Jashari” sot u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gjithashtu përmendi edhe tri projektligjet që kaluan ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

“Ndërsa dje, me shumicë votash Kuvendi miratoi tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes”.

Postimi i plotë:

Related Articles