Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e 17-të që do të zhvillohet këtë fundjavë.
Në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar, dy ditën e sotme dhe tre të tjera të dielën.
Prishtina është nikoqir i Drenicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë qëllim që të rikthehen te fitoret.
Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Trepçën ’89.
Të dyja duelet, si në kryeqytet ashtu edhe ai në Klinë fillojnë nga ora 13:00.