Këtë të shtunë, opozita po zhvillon protestën e radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vihet re një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve. Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident.
Pas fikjes së dritave të ndriçimit, qytetarët kanë ndezur bulevardin me dritat e celularëve të tyre.
Ata njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria, të cilin e akuzojnë për korrupsion, krim të organizuar edhe që po largon të rinjtë nga vendi.
Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
Në krah të kryedemokratit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë një grup i caktuar deputetësh dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Për mbarëvajtjen e protestës, janë gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore janë mbyllur që prej orës 15:00.