Kryeministri i vendit Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga shpërthimi i sotëm vdekjeprurës në Stamboll.
Ai u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve nga ky akt.
”I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.