Qeveria serbe, Milan Raviqin emëron shef të Zyrës për negociata me Kosovën

Qeveria serbe, Milan Raviqin emëron shef të Zyrës për negociata me Kosovën

Qeveria e Serbisë e ka emëruar Milan Raviqin si ushtrues detyre së drejtorit të ri të Zyrës për Çështje Koordinuese në Procesin Negociator me Kosovën, transmeton Paparaci.

Sipas KO, Raviq punon në këtë zyrë që nga viti 2015, ndërsa nga gjysma e parë e vitit 2021 është shef i Departamentit për përgatitjen, monitorimin dhe koordinimin e procesit të negociatave me Prishtinën zyrtare.

Në vendimin e nënshkruar nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, thuhet se Raviq është emëruar për gjashtë muaj.

Deri më tani, Miloje Zdravkoviq ka kryer funksionin e ushtruesit të detyrës në këtë zyrë.

Related Articles