Holanda konfirmon mbështetjen për heqjen e vizave: Ka progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Holanda konfirmon mbështetjen për heqjen e vizave: Ka progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit
Holanda ka konfirmuar zyrtarisht mbështetjen e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning, e cila në një përgjigje për lajmi.net ka deklaruar se tani shteti holandez mund të pajtohet me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Tani Holanda mund të bie dakord për liberalizimin e vizave pasi përditësimi i Komisionit dhe raporti i progresit për Kosovën tregojnë një trend pozitiv. Ne kemi parë kryesisht progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, migrimin dhe menaxhimin e kufijve si dhe luftën kundër terrorizmit”, thuhet në përgjigjen e Koning.

Ajo ka thënë se udhëtimi pa viza do të ofrojë mundësi të mëdha për kosovarët, mundësi që qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor i kanë prej vitesh.

Holanda ka përgëzuar gjithashtu Qeverinë e Kosovës për progresin e bërë në agjendën e reformave.

“Ne përgëzojnë progresin e bërë në agjendën e reformave nga Qeveria Kurti. Ky progres tani do të duhet të vazhdojë. Është shumë e rëndësishme që Kosova të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të BE-së. Qeveria do të monitorojë progresin në këtë drejtim”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se lajmi.net ka dërguar pyetje për liberalizimin e vizave edhe për qëndrimin që kanë për këtë çështje pesë vendet të cilat ende nuk kanë njohur Kosovën, ku janë Spanja, Rumania, Greqia, Qipro dhe Sllovakia.

Në përgjigjet e tyre, Spanja dhe Rumania janë shprehur të rezervuara sa i përket qëndrimit të tyre për liberalizimin e vizave, por kanë thënë se janë duke diskutuar në këtë drejtim. 

Related Articles