EKSKLUZIVE: Në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat

EKSKLUZIVE: Në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat

Mbrëmjen e së martës u raportua në media se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë arritur marrëveshje në Bruksel për targat, shkruan Gazeta Enigma.

Burime të Gazetës Enigma brenda Qeverisë së Kosovës kanë treguar se nuk është arritur asnjë marrëveshje e tillë.

Gjithashtu sipas njoftimit nga Qeveria e Kosovës u tha se në këtë takim u bisedua për mundësitë e konvertimit të targave të automjeteve me regjistrim serbë në RKS, por jo që është arritur ndonjë marrëveshje.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Bislimi theksoi rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren”.

Gjatë këtij takimi Bislimi ka përsëritur interesin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë. Bislimi përsëriti interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

“Palët diskutuan gjithashtu dhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të të gjitha targave ilegale, në ato legale”.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles