Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryerarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Dy shtetet tona mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale, të udhëhequra nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë më paqësore, më demokratike dhe më të sigurt”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo tha se Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Kujtojmë se mbrëmë Osmani është takuar edhe me presidentin e këtij shteti.