Kështu pritet të duket stadiumi i Gjilanit, i cili parashihet të përfundoj vitin e ardhshëm

Kështu pritet të duket stadiumi i Gjilanit, i cili parashihet të përfundoj vitin e ardhshëm

Drita dhe Gjilani janë dy skuadrat me ndikimin me të madh në Superligë dhe po këto të dyja vijnë nga qyteti i Gjilanit. Por ajo që po i preokupon këto dy ekipe është stadiumi, dhe se të dy skuadra janë ende duke e pritur përfundimin e ‘shtëpisë së tyre’.

Ndërsa, siç po shihet, këtij shqetësimi po i vjen fundi, bazuar në postimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, e cila ka bërë të ditur se ky projekt po trajtohet me prioritet dhe pritet që të përfundoj në vitin 2022, edhe pse nga qeveria e kaluar ishte paraparë që të përfundoj në vitin 2023, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

STADIUMI PO BËHET!

Çështja e stadiumit të Gjilanit, ka qenë njëra nga çështjet për të cilat jam interesuar qysh nga fillimi i kësaj legjislature të dytë. Pos që ka qenë interesim i imi, në të njejtën kohë ka qenë edhe kërkesë e tifozëve të të dyja klubeve në Gjilan, por edhe e të gjithë qytetarëve.

Interesimit tim, që në të njejtën kohë përfaqëson interesimin e secilit qytetar të Gjilanit, i është përgjigjur ministri i kulturës Hajrullah Çeku, ditë më parë. Stadiumi i Gjilanit është njëri nga projektet që po trajtohet me prioritet dhe ai pritet të përfundojë në vitin 2022. Ndër tjerash, kemi parë që ka filluar edhe intensifikimi i punimeve, në mënyrë që të përfundohet brenda afatit kohor të paraparë.

Mos të harrojmë që ky projekt është zvarritur qysh nga nëntori i vitit 2017. Nga ish-ministrja e qeverisë së kaluar ilegale, u patë thënë që do të finalizohet në 2023. Por, fatmirësisht ky projekt ka hyrë në agjendë dhe vitin që vjen urojmë që derbi më i zjarrtë në Kosovë, i klubeve më të mira të futbollit, “Gjilani” dhe “Drita”, të zhvillohet në stadiumin e ri dhe mëse të merituar. Në STADIUMIN e GJILANIT.

Related Articles