Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur për ish-presidentin, Hashim Thaçi, për të cilin tha se ai është në Hagë për arsye të tjera, e jo për krimet e pasluftës që do të duhej të përgjigjej.
Sipas tij, Thaçi duhej të përgjigjej brenda territorit të Kosovës, e jo në Hagë.
Abazi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Thaçi do të duhej të përgjigjej për krimet e pasluftës edhe ato ekonomike.
“Krejt ato krime që janë bërë këtë, krejt ai korrupsion që ka ndodh këtu që nga paslufta natyrisht është e dëmshme, e patolerueshme, nuk mundemi me i dëshmu kërkujt që dojmë me funksionu si shtet edhe si shoqni që i respekton rregullat e don me integru në Unionin Evropian nëse ne nuk kërkojmë drejtësi këtë vend”.
“E gjykoj Gjykatën Special që është formu në Hagë sepse është e dëmshme për interesin tonë. Cdo gjë që ngritët si padrejtësi, sepse secili njeri është i pafajshëm deri në momentin që dëshmohet e kundërta, do të duhej të bëhej për brenda territorit dhe mandatit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës…Jo, ai (Hashim Thaçi) është për arsye krejt tjera në Hagë, prej asaj se cfarë që ka bërë në Kosovë, e për atë se çfarë do të duhej të përgjigjej për krimet që janë bërë në Kosovë, këtu brenda. Për krimet e pasluftës edhe krimet ekonomike”, tha ai.