Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në ora 10:35, menaxheri i kompanisë “Neptun” në Prizren ka lajmëruar një rast vjedhje.
Polici njofton se ankuesi ka raportuar se më 15.11.2022 rreth orës 19:13 një person i panjohur kishte vjedhur një Lap-top HP dhe ishte larguar në drejtim të panjohur, ndërkaq vlera e llap topit është 700 euro.
Pas sigurimit të provave është arritur të identifikohet i dyshuari U.M /1982 i cili ka pranuar se kishte vjedhur lap-topin.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar /Departamenti për krime të përgjithshme Prizren, i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim për 48 orë.