Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se në kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë për shtyrjen e afatit për 10 muaj për konvertimin e targave ilegale në RKS, ka munguar strategjia e ndërkombëtarëve se çka ndodhë pas atij afati 10 mujor.
Ai ka theksuar se nuk ka pasur garanci se çfarë do të ndodhte pas 10 muajsh dhe nëse të gjitha veturat me targa ilegale në veri të vendit do të riregjistroheshin.
LEXO EDHE: Bislimi: Ndërkombëtarët pa strategji për targat, nuk treguan çfarë ndodh pas 10 muajsh
Si duhet të veprojë Kosova?
Analisti politik, Gazmir Raci ka thënë për Gazetën Enigma se Kosova bën mirë t’I thotë po kërkesës për shtyerjen, por sipas tij duhet të insistojë në garancione të forta që Serbia do ta zbatojë marrëveshjen me Brukselin.
“Kosova bënë mirë t’i thotë po kërkesës për shtyerje, por duhet të insistojë në garancione të forta që Serbia do ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë që edhe këta 9 mije qytetarë serb të kalojnë targat e tyre ilegale në ato RKS që janë të vetmet legale në këtë republike”, ka thënë Raci.
Ai mes tjerash, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të insistojë që pas çdo shtyerje të mundshme të ketë të qartë hapat e mëtutjeshëm.
Raci thotë se Kosova nuk duhet lejuar që edhe nëse vazhdohet kjo në fund të mos dihet që të zbatohet marrëveshja e Brukselit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të insistoje që pas çdo shtyerje të mundshme të ketë të qartë hapat çka tutje. Nuk duhet lejuar që edhe nëse vazhdohet kjo në fund të mos dihet që do të zbatohet marrëveshja e Brukselit për targat. Kosova duhet kërkuar garanci të forta nga ndërmjetësit ndërkombëtarë”, ka thënë mes tjerash Raci për Enigmën.