Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, i ka thënë deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haxhi Avdyli, që të flasë sa dojë se Qeveria nuk do ta bëjë ministër.
Pas një replike që patën Avdyli dhe Kastrati, ky i fundit me ironi i ka thënë deputetit të VV’së që nuk do të bëhet ministër.
“Kam respekt për doktorin Haxhi Avdyli. Po badihava o doktor fol sa te dush se nuk kanë me të bë ministër”, ka thënë Kastrati gjatë seancës.
Ndërkaq gjatë seancës së sotme Haxhi Avdyli ka pasur kritika për gjendjen në shëndetësi.
Avdyli ka thënë se edhe VV ka udhëhequr për 2 vite me shëndetësinë, andaj siç duhet ndarë meritat, njëjtë duhet vepruar edhe me përgjegjësitë.
Ai tha se sistemi aktual ka shumë ushtrues detyre e mangësi.