Policia e Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar një rast kontrabande me mallra.
Këtë njoftim PK-ja e ka bërë përmes një komunikate për media ku është shtuar se, është ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1040 pako me gjëra ushqimore me vlerë rreth 14.000 mijë euro.
Tutje, njoftohet edhe se malli dyshohet që është i kontrabanduar, kësisoj rasti është adresuar të Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej.
Komunikata e plotë:
Parandalohet edhe një rast kontrabande me mallra
Prishtinë, më 18 nëntor 2022
Në vazhdën e aktiviteteve të shtuara për luftimin e kriminalitetit, me theks të veçantë kontrabandës në pjesën veriore të vendit, janë shtuar aktivitetet policore dhe institucioneve tjera përgjegjëse.
Sot, rreth orës 13:30, gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të terrenit në Mitrovicë, është pikasur një automjet transportues (furgon) me targa vendore me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra.
Policia ka arritur ta ndaloj automjetin të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1040 pako me gjëra ushqimore më vlerë rreth 14.000 euro.
Malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganës e Kosovës do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave.