Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar edhe një fitore të Qeverisë së tij karshi taksapaguesve të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka treguar rreth padisë ndaj shtetit nga kompania luteCredit.
“Republika e Kosoves shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar, duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve”, ka shkruar Kurti.
Kjo fitore ka të bëj ndaj kompanisë mikrofinanciare IuteCredit e cila e kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm.
“Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë: