I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”trajneri i njohur Ismet Munishi ka bërë të ditur se në këtë botëror do ta përkrahë Argjenintën.
Ai tha se “historikisht, argjentinasit e luajnë futbollin me pasion. E kanë një skuadër shumë të mirë dhe janë pretendentët kryesorë”.
Munishi po ashtu shtoi se “argjentinasit kanë shumë pasion për futbollin, dhe ne kur kemi filluar të merremi me futboll kemi filluar për shkak të pasionit”.
Kjo është vetëm nata e parë e këtij emisioni, i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.