Presidenti i Laçit, Pash Laska, ia beson drejtimin e skuadrës një njohjeje të vjetër.
Pas largimit të malazezit Dejan Vukicevic (ndeshja e fundit e tij në krye të kurbinasve ishte ajo ndaj Egnatias, e humbur 2-0), numri 1 I klubit arrin marrëveshjen me Gentian Mezanin, me të cilin ka punuar dhe gjatë sezonit 2017-2018.
Trajneri vlonjat përvojën e fundit në krye të një skuadre futbolli e ka pasur në periudhën 2019-2021 te Gjilani në Kosovë, ku e humbi titullin kampion në fund vetëm për efekt golaverazhi.
Mezani do të ketë për detyrë të krijojë një stabilitet në rezultate me objektiv final minimumi pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
Pauza e kampionatit e ndihmon 43-vjeçarin të njohë në detaje ekipin dhe të jetë gati për ndeshjet e Superiores në përfundim të Botërorit.