Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për të vazhduar sërish të mërkurën, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë e bëri të ditur kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili theksoi se u arrit dakordim për këtë vendim me opozitën. “Deputet, meqë u arrit konsensus midis opozitës dhe pushtet, seanca ndërprehet për të vazhduar të mërkurën në orën 11:00”, tha ai.
Kujtojmë se përpos seancës së të mërkurës, të enjten po ashtu është paraparë të mbahet seancë, ku pritet të mbahet Interpelancë, lidhur me shtesat e pensionistëve./Gazeta Enigma.