Muhaxheri për vërshimet në Pejë: Situata aktualisht është e menaxhueshme (FOTO)

Muhaxheri për vërshimet në Pejë: Situata aktualisht është e menaxhueshme (FOTO)

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur në lidhje me situatën në këtë komunë, pas reshjeve të dendura të shiut.

Ai u shpreh se situata aktualisht është e menaxhueshme.

Muhaxheri gjithashtu bëri të ditur se ekipet e tyre janë në gjendje gatishmërie.

“Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Megjithatë, situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet tona janë në gjendje gatishmërie”, thuhet në postimin e tij.

Related Articles