Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se sot uji do të lëshohet për Fushë Kosovën, lagjen “Kalabria” dhe Zonën Industriale.
Me anë të një njoftimi për media thuhet se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut turbullira është lartë dhe se pamundësohet trajtimi i ujit në sasi më të mëdha.
“Por drejtoria teknike me ekipe është vazhdimisht në teren dhe presim që uji të lëshohet sot nga ora 17:00 deri në 21:00, ndërsa ditën e nesërme do të ketë ujë nga ora 07:00-09:00”.
“Turbullira është jashtëzakonisht e lartë në kanal, andaj me kapacitete teknike jemi duke bërë çmos që së paku të keni ujë sot nga ora 17:00-21:00, për aq kohë sa stabilizohet situata e krijuar pas reshjeve. Ndërsa Drenasi do të ketë çrregullime të kohë pas kohshme”, thuhet në njoftim.