KQZ po trajton kërkesën për shtyrje të afatit për certifikim të subjekteve për zgjedhjet në veri

KQZ po trajton kërkesën për shtyrje të afatit për certifikim të subjekteve për zgjedhjet në veri

LVV ka kërkuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të shtyjë afatin për regjistrim të partive politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore në Kosovë.

Lidhur me këtë kërkesë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë Gazetën Enigma se është duke u trajtuar një kërkesë e tillë.

“Ju njoftoj se çështja e ndryshimit të disa afateve të aktiviteteve zgjedhore, në mesin e të cilave edhe afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje, është duke u trajtuar dhe do t’iu njoftojmë me kohë gjatë ditës”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se deri sot në orën 14:00 KQZ-ja ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Subjekti politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë që kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, ndërsa deri më tani Lista Serbe nuk ka dorëzuar në KQZ kërkesë për certifikim. 

Related Articles