Mediumi italian “La Tribuna”, shkruan për vdekjen e 24-vjeçares B.K nga Kosova.
Mediumi raporton se të premten, rreth orës 19:00, ajo në këmbë duke ecur përgjatë anës së rrugës, në via San Martino, një rrugë pa ndriçim një veturë e tipit “Nissan” e goditi atë duke e përplasur rreth 10 metra.
Shtypi italian shkruan se e reja kaloi tri ditë në repartin e kujdesit intensiv, por të hënën pasdite u konstatua vdekja e saj.
B.K , 24-vjeçare nga Kosova, punonte si kamariere në restorantin e njohur “da Silvano”, prej më shumë se tre vitesh. E reja ishta martuar prej disa muajsh.