Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka folur lidhur me rastin e dhunimit ndaj 12-vjeçares në Ferizaj.
Ai ka thënë se për të dyshuarin është përgatitë kërkesa për paraburgim.
Rastin në polici e ka denoncuar nëna e viktimës e cila ka deklaruar se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk kishte njohur për vendodhjen e saj.
Jashari, tha se i dyshuari është 19-vjeç dhe akti i dhunimit dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit.
“I dyshuari është 19 vjeç, pra nuk është i mitur. Është përgatitë kërkesa për paraburgim ndaj tij, dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit. Sot besoj që mbahet seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit”, tha Jashari për Front Online.
Rasti i dhunimit u bë i njohur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“DHUNIM/Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.