Digjet edhe një veturë me targa serbe në veri

Digjet edhe një veturë me targa serbe në veri

Mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës është djegur një veturë me targa serbe.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Rasti ka ndodhur diku pas mesnatës. Vetura është me targa të Republikës së Serbisë. Duhet të zhvillohen hetimet”, u shpreh Hoti.

Ndërsa, portali serb Kossev raporton se vetura ka qenë e parkuar në afërsi të shtëpisë së pronarit.

“E kam parkuar aty ku e parkoj gjithë kohën. Nuk u besoja syve kur shkova në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte makina ime”, thotë N.M.

Pronari i veturës thekson se nuk ka asnjë motiv që dikush t’i vërë flakën makinës.

Kjo është makina e 12-të që digjet në veri që nga fillimi i këtij viti.

Related Articles