Në takimin e Kupës së Botës mes Francës dhe Australisë është mbyllur pjesa e parë.
“Gjelat” kanë shkuar në pushim të qetë me epërsi 2:1 ndaj australianëve në “Al Janoub Stadium”.
Shifrat të parët i zhbllokuan australianët me anë të Goodëin që shënoi pas një aksioni briliant.
Epërsia e Australisë zgjati deri në minutën e 27-të kur Rabiot me kokë barazoi rezultatin. Pesë minuta më vonë, Giroud përmbysi rezultatin në të mirë të Francës.