Si organizatë kriminale që ka kryer vrasje, përdhunime dhe tortura, UÇK-ja po konsiderohet edhe nga Suedia.
Të paktën kështu ka thënë ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, i cili jeton tani në Suedi.
Murseli ka treguar sesi një shqiptar me vendbanim në Suedi, i cili pas shumë viteve qëndrim ka aplikuar për shtetësi suedeze, i është refuzuar atij shtetësia më 18 nëntor 2022 për shkak se ka qenë anëtar i UÇK-së gjatë viteve 2000.
Ai ka thënë se autoritetet suedeze në vendimin e tyre e konsiderojnë UÇK-në si një organizatë kriminale që ka kryer vrasje, përdhunime dhe tortura, ndër të tjera, në Maqedoni, kundër policisë dhe civilëve.
“Një shqiptar me vendbanim në Suedi i cili pas shumë vite qëndrim ka aplikuar për shtetësi suedeze i refuzohet me datë 18 nëntor 2022 për shkak se ka qenë anëtar i UÇK-së gjatë viteve 2000. Autoritetet suedeze në vendimin e tyre e konsiderojnë UÇK-në si një organizatë kriminale që ka kryer vrasje, përdhunime dhe tortura, ndër të tjera, në Maqedoni, kundër policisë dhe civilëve. Një vendim krejtësisht skandaloz që duhet kritikuar!”, ka shkruar Murseli.