Kurti në Bruksel, merr pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kurti në Bruksel, merr pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku do të jetë me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se kjo darkë shërben si mundësi e mirë diskutimi për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunim bilateral me BE-në.

“Me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrel, kryeministri Kurti nesër do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ajo shërben si mundësi e mirë për diskutim të përbashkët mbi zhvillimet në rajon, bashkëpunimin bileteral me BE-në dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian”, është shprehur Kryeziu.

Megjithëse ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Ndërsa, kjo është vizita e dytë e kryeministrit Kurti në Bruksel prej kur ka marrë detyrën në mars të këtij viti. 

Related Articles