Çmenduri në Katar, Irani shënon dy gola në sekondat e fundit dhe triumfon ndaj Uellsit

Çmenduri në Katar, Irani shënon dy gola në sekondat e fundit dhe triumfon ndaj Uellsit

Irani ka marrë një fitore spektakolare përballë Uellsit duke shënuar fitore në minutat shtesë, shkruan Demokracia.com.

Ka qenë Cheshmi që ka shënuar në minutën e 99-të pra në minutën e 9-të shtesë aq sa ishin dhënë në këtë takim për t’í dhënë Iranit tri pikë spektakolare. Goli i dytë u shënua një minutë më vonë për rezultatin 2:0.

Ishte kjo një ndeshje e luftuar shumë ku Uellsi nga minuta  e 86-të luajti me një lojtar më pak pasi portieri u ndëshkua me karton të kuq.

Pas dy ndeshjeve në fazën e Grupeve, Irani ka 3 pikë, Uellsi 1, ndërsa sonte luajnë Anglia e Shba që janë në të njëjtin grup.

Related Articles