Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se përmes vendosjes së ligjshmërisë është bërë progres në shërbimin e jashtëm të Kosovës.
Në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme, Gërvalla tha se asnjë diplomat nuk është avancuar me prapavijë politike.
Derisa tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë edhe hapja e misioneve të reja diplomatike.
Mirëpo, deputetët opozitarë u shprehën kritik karshi kryediplomates, siç thanë për politizimin e shërbimit të jashtëm.