Senegali e ka kryer detyrën në ndeshjen ndaj Katarit në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror.
Të përzgjedhurit e Cisse triumfuan me rezultat 1:3 ndaj vendit nikoqir të Kupës së Botës.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të, kur Dia realizoi.
Me epilogun 0:1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, kurse në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Fillimisht Diedhiou dyfishoi epërsinë e Senegalit në minutën e 48-të të ndeshjes.
Katari e shënoi golin e parë në Botëror në minutën e 78-të, kur Muntari realizoi bukur me kokë.