Një i paraburgosur ka arritur që të arratiset nga vetura e policisë gjatë kohës sa ishte duke u dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Novobërdë.
34-vjeçari që i ishin caktuar 30 ditë paraburgim, të enjten në mesditë vendosi ta bëjë këtë duke e rrezikuar edhe jetën, meqë automjeti zyrtar nga i cili arriti të ikte ishte në lëvizje. Gjithçka ngjau në fshatin Pasjak.
Kësaj ngjarje ia panë sherrin edhe dy policët që po e transportonin.
“Lidhur me këtë rast dy zyrtarë policorë janë suspenduar nga Policia e Kosovës për 72 orë. Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit drejt zbulimit të rrethanave të këtij rasti”, kanë thënë Inspektorati Policor i Kosovës në një e-mail.
Më keq se ta mund ta pësojë i dyshuari nëse bie në duart e hetuesve. Atij përveç veprave për të cilat po dyshohej tashti i shtohet edhe një e re, ajo e të arratisurit.
“Për shkak të veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ të njëjtit nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i është caktuar masa e paraburgimit, i cili mbajtjen e kësaj masë ka qenë dashur që ta mbajë në Qendrën e Paraburgimit në fshatin Pasjak, Komuna e Novobërdës”, thuhet në përgjigjën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.
I.S. ishte kapur para dy ditësh në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, kur ishte ndalur nga një njësi policore që po patrullonte në atë pjesë.
VIDEO: